Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për kryenegociatorin për statusin e Kosovës, Martii Ahtisaarin, që vdiq të hënën. Ajo ka thënë se Ahtisaari ishte njeriu që ia kushtoi jetën paqes, diplomacisë dhe njerëzimit.
“Sot iku nga kjo botë një figurë madhështore e skenës globale politike, kryenegaciatori për statusin e Kosovës, ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari. Presidenti Ahtisaari ishte njeriu që tërë jetën e tij ia kushtoi paqes, diplomacisë dhe të mirës për njerëzimin dhe që pati ndikim të jashtëzakonshëm për të tashmen dhe të ardhmen tonë! Ai skaliti kornizën e shtetit tonë, teksa emri i tij do të mbetet përherë në analet e historisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani.
Sipas presidentes, Ahtisaari do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ndjehet i pikëlluar për vdekjen e kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martii Ahtisaari.
Ai ka shkruar në Twitter të hënën se Ahtisaari ishte diplomat i shquar dhe kampion i paqes, që sipas tij, pati kontribuar për sigurinë dhe paqen në rajon.
Edhe
27 vjet nga ndërhyrja që ndërroi kahen e fatit të Kosovës
“I pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomati i shquar dhe një kampion i paqes, i cili ka kontribuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e të cilit ka përfshirë të drejtat e forta të pakicave në kushtetutën tonë. Ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Finlandës”, ka shkruar Kurti.
Për ish-presidentin e Finlandës ka shkruar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e quajtur atë mik të madh të Kosovës.
“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Martti Ahtisaari, një mik i madh i Kosovës, njëri ndër figurat kyçe në rrugën tonë drejt shtetësisë. Populli i Kosovës i është mirënjohës gjithmonë për kontributin e tij në shtetndërtim dhe mbështetjen në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj në Facebook.
Për ish-presidentin finlandez ka shkruar edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovoës, Memli Krasniqi.
Edhe
Kurti: Ndërhyrja e NATO-s, rezultat i sensibilizimit ndërkombëtar për tragjedinë në Kosovë
Ai ka shkruar në Facebook të hënën se kontribu i tij ka dhënë paqe e stabilitetit nëpër botë.
“Një jetë kontribut për të sjellë paqe e stabilitet nëpër rajone të ndryshme të botës. Punën, empatinë dhe mbi të gjitha, kompasin e tij moral, pati fatin e mirë që ta përjetoj edhe Kosova. Presidenti Ahtisaari, si ish i dërguar special i OKB-së për statusin e Kosovës, përpiloi Planin Gjithëpërfshirës për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Presidenti Ahtisaari ishte në anën e Kosovës edhe gjatë bombardimeve të NATO-s”, ka shkruar Krasniqi.