Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani gjatë javës.
Siç është bërë e ditur nga Zyra e Presidentes, teksa i ka uruar suksese në detyrën e përfaqësimit të interesave të qytetarëve të Bujanocit, Osmani ka rikonfimuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për mbështetje të vazhdueshme për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në realizimin e të drejtave të tyre në përputhje me standardet më të larta për të drejta të njeriut.
“Presidentja dhe kryetari Pajaziti diskutuan edhe për lehtësimin e procedurave të shtetësisë për qytetarët nga këto komuna, duke theksuar rëndësinë e adresimit të sfidave me të cilat përballen ata. Kryetari i Bujanocit falënderoi Presidenten për ngritjen e zërit për të drejtat e shqiptarëve në Luginë në të gjitha forumet ndërkombëtare, ndërkaq diskutuan edhe për një sërë iniciativash nëpërmjet të cilave mund të përkrahen shqiptarët në Presheve, Medvegjë e Bujanoc”, thuhet tutje në njoftim.
-
Kurti: Shqiptarët e Luginës kanë nevojë për bashkëpunim e përgjegjësi të përbashkët
-
Konsullata në Bujanoc, liderët e Luginës kërkojnë prani konkrete institucionale të Shqipërisë
-
Në Preshevë fiton Ardita Sinani e Bujanocin e humb Nagip Arifi
-
Osmani: Lajçaku i mirëpriti shqetësimet për drafstatutin, tha se mund të akomodohen
-
Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut