Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të organizatës Rotary International, të kryesuar nga presidenti Shekhar Mehta.
Sipas një komunikate për media, në takim me rotarianët janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit. Ndërkaq Osmani ka kërkuar mbështetje posaçërisht në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit.
Kurse presidenti Mehta ka theksuar se kjo organizatë ka interesim ta mbështesë sektorin e shëndetësisë me trajtimin e fëmijëve që kanë probleme specifike shëndetësore, trajnimin e stafit shëndetësor, sikurse edhe digjitalizimin në sektorin e arsimit.
Të dy palët u daokorduan për vazhdimin e komunikimit me qëllim që të gjinden mënyrat për realizimin e ndihmës në këta sektorë.
-
Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente
-
Osmani kërkon nga Arabia Saudite lehtësim të lëvizjes së lirë
-
Osmani e ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s flasin për forcimin e sigurisë
-
Osmani takonin kongresistin Torres, flasin për zhvillimet në Kosovë e rajon
-
Osmani në Francë: Kosova e përkushtuar për fuqizim të pozitës ndërkombëtare