Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të enjten me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, pak para Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP).
Osmani shkroi në Facebook se e ka uruar Siljanovska-Davkovan për marrjen e postit së presidentes, duke shtuar se kanë diskutuar mbi raportet bilaterale dhe për thellim të bashkëpunimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), takova Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Edhe një herë, Presidentes ia urova marrjen e detyrës, gjersa diskutuam edhe për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dy shteteve tona”, thuhet në njoftimin e saj.
Osmani gjendet në Shkup për Samit, ku do të diskutohet thellimi i bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë. Zyra e Presidencës ka njoftuar se Samiti do të shfrytëzohet edhe si mundësi për të garantuar paqe, siguri, stabilitetit e zhvillim ekonomik në rajon.
“Përgjatë qëndrimit në Shkup, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera”, thuhet në komunikatë.