Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Osmani ka thënë se ish-presidenti Rugova në një kohë të vështirë ka ndërtuar aleanca që ende i duhen Kosovës.
Osmani në një deklarim para mediave ka theksuar se aleancat që i ndërtuar Rugova do t’i ruajnë përjetë.
“Presidenti Rugova arriti në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë të ndërtojë aleanca të cilat edhe sot i duhen Kosovës. Prandaj, sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca që do të na ndihmojnë që të ecnim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovës të pavarur, sovrane, të integruar në BE e në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në”, ka thënë Osmani.
Kurti ka thënë se Rugova ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës.
“Bashkë me presidenten Osmani dhe me kolegë të tjerë nga institucione të shtetit vendosëm lule të freskëta te varri i presidentit Rugova i cili është edhe presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kjo Republikë është Republikë për rezistencë ndaj okupimit të Serbisë në Kosovë por edhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar. Sot në 18 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezistencës”, tha ai.
Në një postim në Facebook nga Kurti, pas vizitës në familjen e Rugovës, ka thënë se së shpejti do të nisin punimet në restaurimin e Rezidencës së Rugovës.
Edhe
Liderët e vlerësojnë kontributin e Rugovës për orientimin politik të Kosovës drejt Perëndimit
“Familjen Rugova e njoftuam se së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova. Ky projekt dhe investim i qeverisë sonë është dëshmi e përkushtimit tonë për të nderuar personalitetet e larta dhe ngjarjet historike të rrugëtimit tonë shtet-formues, nga ilegalja, lëvizjet studentore, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare e deri te shteti i pavarur e sovran që e gëzojmë sot”, ka shkruar.
Përveç Osmanit e Kurtit, homazhe ka bërë edhe LDK-ja, po ashtu edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog.
-
Kurti homazhe te varri i Rugovës: Kontribuues i madh për unitetin e popullit
-
Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova
-
19 vjet nga vdekja e Rugovës, Osmani e ambasadorët e akredituar bëjnë homazhe te varri i tij
-
Krerët e shtetit nderojnë ish-presidentin Rugova e Demaçin në 24-vjetorin e çlirimit