Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën të hënën në Këshillin e Sigurimit, në seancën që pritet të mbahet nga ora 16:00, sipas kohës lokale në Prishtinë.
Osmani në këtë seancë do të përballet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Siç ka njoftuar Presidenca, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.
Ajo, thuhet se do të flasë për “domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”.
Vuçiqi nga ana tjetër, ka thënë se Serbia do t’i vazhdojë përpjekjet e saj, pavarësisht "poshtërimit" që i është bërë deri më tani.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për Serbinë, për popullin tonë, për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, që të shkojmë me kokën lart, pa marrë parasysh se ata u përpoqën të na poshtërojnë me dhunë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
-
Osmani e Vuçiqi përballen nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
-
Vazhdon përplasja Osmani-Vuçiq
-
Osmani e quan “pastraumatik” fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së
-
Joseph: Osmani u tregua dinjitoze dhe e përgatitur përballë Vuçiqit
-
Osmani: Në KS të OKB-së do të tregojmë për rreziqet që na kanosen nga veprimet e Serbisë