Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për prezencën e katër grave të prekura nga lufta në Kosovë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Osmani ka thënë se në Këshill është thënë vetëm e vërteta para syve të gjithë botës.
“Ai ka bërë një sërë deklaratash post-traumatike. Ajo çfarë kemi bërë ne thjesht e kemi thënë të vërteten, vetëm të vërtetën para syve të botës dhe nuk mundet askush ta sulmoj as ta mohoj, e as Serbia. Të gjitha gjërat që kam thënë në seancë janë të gjitha të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.
Vuçiq tha se në mbledhjen e OKB-së janë sjellë njerëz që nuk janë pjesë e mbledhjes dhe se ky ishte “kurth për delegacionin serb”. Osmani ishte përgjigjur se ato ishin pjesë e kabinetit të saj. / KP
-
Vazhdon përplasja Osmani-Vuçiq
-
Joseph: Osmani u tregua dinjitoze dhe e përgatitur përballë Vuçiqit
-
“Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin për fjalimin në KS të OKB: Do të mbahet mend
-
Osmani: Në KS të OKB-së do të tregojmë për rreziqet që na kanosen nga veprimet e Serbisë
-
Osmani dhe Vuçiqi përballen sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së