Buxheti prej 50 mijë eurosh i ndarë ditë më parë nga Kuvendi Komunal për t’i ndihmuar familjet skamnore me pako ushqimore dhe higjienike në këtë kohë të pandemisë nuk i ka mjaftuar Ekzekutivit, raporton KOHA.
Të premten kanë mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të kërkuar edhe 120 mijë euro për këtë, kërkesë që u miratua nga asamblistët.
Por, opozita vazhdimisht ka kritikuar pushtetin se me pako emergjente janë ndihmuar vetëm familjet mbi bazë të ngjyrimeve politike.
Vendimi është votuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
E AAK-ja ka kërkuar që të mos keqpërdoret situata e pandemisë për të përfituar dikush materialisht.
Edhe
Opozita në Lipjan sërish akuzon qeverisjen lokale për keqpërdorim të parasë publike
Kurse kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se Shtabi Emergjent, këshillat e fshatrave dhe Qendra për Punë Sociale kanë krijuar një listë për t’i ndihmuar të gjitha ato familje që kanë nevojë.
Në Komunën e Lipjanit janë të regjistruara rreth 1.200 familje në asistencë sociale.
-
Disa familje sociale në Lipjan akuzojnë institucionet për mospërfshirje në pakon emergjente
-
Opozita në Lipjan kërkon të formohet një komision për monitorimin e shpërndarjes së ndihmave
-
Pushteti e opozita përplasen për 200-milionët si ndihmë për përballim të çmimeve
-
Opozita në Lipjan ia kërkon komunës listën e përfituesve të subvencioneve dhe pajisjeve bujqësore