Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Lipjan, të mërkurën, kanë deponuar një kërkesë për qasje në dokumente zyrtare në këtë Komunë, për të kërkuar listën e personave përfitues të subvencioneve.
Anëtarët e partisë që është në opozitë, po ashtu ata kanë kërkuar edhe listën e personave që kanë përfituar makineri dhe pajisje të tjera nga Komuna gjatë vitit 2022.
Sipas tyre Komuna duhet t’ua sigurojë komplet dosjet dhe kriteret e përfituesve të parasë publike. Në shkresën e këtij subjekti thuhet se kërkesa është e bazuar në Ligjin për qasje në dokumente publike, për të kërkuar listën e pagesave për përfituesit individual.
“Kërkojmë qasje në listën e pagesave për përfituesit individual te shpenzimi i buxhetit sipas kodeve ekonomike për periudhën janar-dhjetor 2022 në Komunën e Lipjanit. Ne kërkojmë të pajisemi në formë fizike dhe elektronike me listën e pagesave për përfituesit individual me këto të dhëna: Emri dhe mbiemri i përfituesit, vendbanimi, qëllimi i pagesës për secilin përfitues dhe shuma e mjeteve financiare që janë ndarë për secilin përfitues”, thuhet në kërkesën e kuvendarëve.
Arsim Jashari, shef i grupit të asamblistëve të PDK-së, ka thënë se opozita ka të drejtë të dyshoi se përfitues ka individ dhe simpatizant të partisë në pushtet.
Edhe
Fermerët presin para Komunës nga mesnata për të aplikuar për subvencione
“Kemi deponuar si grup i PDK-së, kërkesën për qasje në dokumente publike, lidhje me pagesat për përfituesit individualë. Ne dëshirojmë të dimë se cilat kritere janë duke u përdorur për këto financime dhe kush janë përfituesit. Në kemi dyshimet tona se shumica e këtyre përfituesve janë votues ose anëtarë të partisë në pushtet. Qytetarët kanë të drejt ne transparencë dhe të dimë se si po shpenzohen parat e taksapaguesve”, ka thënë Jashari.
Në anën tjetër Hyra Bytyqi, zëdhënës e Komunës së Lipjanit, nuk u është përgjigjur pyetjeve të KOHES lidhur me këtë çështje.

-
Komuna e Fushë-Kosovës ndan bursa për studentë pa e shpallur listën e përfituesve
-
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
-
Policia publikon video nga një vjedhje, kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit
-
Komuna e Prishtinës ndau subvencione mijëraeuroshe pa shpallje publike