Subjekti opozitar Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan nëpërmjet një komunikate për media, të mërkurën, ka akuzuar sërish ekzekutivin e komunës për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parasë publike gjatë periudhës së pandemisë.
Sipas opozitës situata e pandemisë do të kaloi, por keqmenaxhimi dhe keqpërdorimi i parasë publike nuk do të harrohet. Po ashtu ky subjekt ka kritikuar edhe për punësime dhe nepotizëm gjatë kohës së pandemisë.
“Shpërndarja e pakove ushqimore në kohë të pandemisë te njerëzit mbi baza familjare e politike është një veprim që nuk do ta harrojnë asnjëherë qytetarët e kësaj komune sepse shumë familje kanë përfituar disa herë pako ushqimore por ka shumë të tjera që nuk kanë përfituar asnjë pako por në fakt janë me gjendje të rëndë ekonomike. Këto pako janë shpërndarë edhe nga kryetarët e nëndegëve të LDK-së”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Sipas tyre në kohë të pandemisë janë rritur edhe shpenzimet e komunës në emër të dezinfektimit të hapësirave publike duke kontraktuar kompani të afërta me individ të ekzekutivit me çmime enorme të larta, andaj ky subjekt është zotuar se pas situatës do t’i drejtohen organeve të drejtësisë për këto keqpërdorime.
Lexo edhe: Opozita në Lipjan e akuzon pushtetin për tenderin e dezinfektimit
“Blerja e pakove ushqimore në vlerë prej 30.000 mijë eurosh sipas lidhjeve familjar dhe disa kontrata të tjera janë lidhur me arsyetime të lehtësimit të masave parandaluese dhe lehtësuese për qytetarë ndaj pandemisë COVID-19. Mirëpo këto dhe shumë punë të tjera qytetari i Komunës së Lipjanit nuk do t’i harroj, por nuk do t’i harroi as prokuroria e cila do ta ketë në dorën e saj çdo dokument keqpërdorim të kësaj qeverisje”, përfundon komunikata.
-
PDK-ja në Lipjan akuzon qeverisjen lokale për keqpërdorim të parasë publike
-
Opozita në Lipjan e akuzon pushtetin për tenderin e dezinfektimit
-
Opozita në Lipjan akuzon qeverisjen lokale për shpërndarje të ndihmave në baza partiake
-
Opozita në Lipjan kërkon të formohet një komision për monitorimin e shpërndarjes së ndihmave
-
Opozita në Lipjan ia kërkon komunës listën e përfituesve të subvencioneve dhe pajisjeve bujqësore