Krijimi i një ekipi gjithëpërfshirës në fazën finale të dialogut me Serbinë, vazhdon të shihet me skepticizëm nga ana e opozitës, e cila po e kundërshton këtë format të dialogut, raporton KTV.
Derisa në LDK thonë se dialogu duhet të udhëhiqet nga institucionet, në Vetëvendosje deklarojnë se së pari duhet të zhvillohet një dialog i brendshëm.
Opozita vazhdon të mbetet e vendosur për të mos e pranuar udhëheqjen e fazës finale të dialogut me Serbinë në Bruksel nga ana e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Takimi që pritet të mbahet të mërkurën ndërmjet presidentit Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj, kryeparlamentarit Kadri Veseli e një pjese tjetër të kabinetit qeveritar me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Frederica Mogherini, po shihet me skepticizëm nga opozita.
Për shefin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, institucionet janë ato që duhet t’i udhëheqin këto procese, në të kundërtën vendi duhet të shkojë në një palë zgjedhje të reja.
Fitore Pacolli, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se krerët e shtetit nuk e kanë marrë bekimin e Kuvendit për ta përfaqësuar Kosovën në takimet në Bruksel në dialogun me Serbinë dhe, rrjedhimisht, nuk e shohin legjitime çka do që mund të vendoset aty.
Edhe
Opozita e sheh me skepticizëm takimin e bartësve të institucioneve me Mogherinin
Në anën tjetër, analisti Armend Muja, thotë se takimi i së mërkurës me Mogherinin për të pasur legjitimitetin e plotë, duhet të përfshijë opozitën.
Gjashtë udhëheqësit kosovarë, më 18 korrik në Bruksel do t’i konfirmojnë Mogherinit përkushtimin e institucioneve të Kosovës, për dialog me Serbinë.
Po këtë ditë pritet që Komisioni Evropian të japë rekomandim për liberalizim të vizave për Kosovën.
-
Opozita i shkruan Mogherinit rreth çështjes së kufijve
-
LDK: Zyrtarët që udhëtuan në Bruksel nuk kanë legjitimitet për dialog
-
Cilat janë pritjet e zyrtarëve të Kosovës nga takimet e të mërkurës në Bruksel
-
Presidenca e Qeveria mirëpresin konceptin e PDK-së për dialogun, presin që të bashkohet edhe opozita