Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilat janë pritjet e zyrtarëve të Kosovës nga takimet e të mërkurës në Bruksel

Zyrtarët më të lartë të shtetit kanë udhëtuar në Bruksel për takimin e radhës me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton KTV .

Pjesë e delegacionit të udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi, janë edhe kryeministri, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Delegacioni do të përbëhet nga të gjitha partitë parlamentare, pjesë e koalicionit, por atje kanë refuzuar të shkojnë partitë opozitare.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha që të mërkurën në Bruksel do të diskutohet, gjithashtu, për marrëdhëniet Kosovë-BE dhe liberalizimin e vizave.

Haradinaj pret që Komisioni Evropian të japë mendim pozitiv për liberalizim vizash. Kryeministri shtoi se vetë fakti që janë të gjithë liderët institucionalë në Bruksel, është një porosi më vete.

Edhe Thaçi takon Mogherinin Arbëri Thaçi takon Mogherinin

Sipas tij, është shumë me rëndësi që institucionet e BE-së të kuptojnë që ekipi negociues kosovar duhet të kthehet me diçka në shtëpi.

Sipas njoftimit të Zyrës së Mogherinit, takimi me Thaçin zhvillohet të mërkurën në orën 11, pastaj vazhdon takimi i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.