Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenca e Qeveria mirëpresin konceptin e PDK-së për dialogun, presin që të bashkohet edhe opozita

Subjektet politike, pavarësisht takimeve, ende nuk kanë arritur një marrëveshje rreth procesit të dialogut me Serbinë.

Ka qenë Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka propozuar një platformë rreth këtij procesi, e cila përfshin parimet e negocimit me Serbinë, përbërjen dhe strukturën e ekipit negociator, raporton KTV.

Presidenti Hashim Thaçi dhe Qeveria e Kosovës e kanë mirëpritur në parim këtë koncept-dokument të PDK-së.

“Presidenca mirëpret dhe e çmon çdo ide, propozim apo dokument që synon ndërtimin e konsensusit politik në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, e konsiderojmë këtë dokument si një përpjekje qëllimmirë, e cila mbase mund t’iu shërbejë partive politike parlamentare si një bazë e mirë për të ndërtuar konsensusin politik aq të nevojshëm. Mirëpo, koha po ecën shpejt dhe partitë politike opozitare po vonohen në mënyrë të pajustifikueshme për t’u bërë pjesë e procesit të dialogut. Ne akoma presim që ato të bashkohen në çështje të interesit nacional”, ka thënë Bekim Çollaku, shef i Kabinetit në Zyrën e Presidentit.

Edhe Donjeta Gashi në emër të Qeverisë së Kosovës ka thënë se presin që të formohet një ekip sa më gjithëpërfshirës për dialogun me Serbinë.

Edhe Opozita e kërkon platformën për dialogun para takimit në Bruksel, Qeveria e planifikon për më vonë Arbëri Opozita e kërkon platformën për dialogun para takimit në Bruksel, Qeveria e planifikon për më vonë

Por opozita vazhdon të mbetet e vendosur për të mos e pranuar presidentin Hashim Thaçi që të udhëheqë me fazën finale të këtij procesi.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar takime më të shpeshta gjatë javës mes subjekteve opozitare, në mënyrë që, siç kanë thënë, të pajtohen në krijimin e një dokumenti të përbashkët për këtë proces.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili bashkë me presidentin Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, do ta takojë në Bruksel Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, thotë se duhet një konsensus i gjithë spektrit politik.

Limaj thotë se subjekti i tij është pro dialogut, e për atë se kush duhet ta udhëheqë, sipas tij, duhet të vendosët pasi të formohet ekipi negociator.

Edhe Opozita ia kërkon Qeverisë platformën për dialog, PDK-ja ka përgatitur një dokument Arbëri Opozita ia kërkon Qeverisë platformën për dialog, PDK-ja ka përgatitur një dokument

Përveç Limajt, në takimin e së mërkurës me Mogerinin do të jenë edhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli e Dardan Gashi.

Limaj ka thënë se në këtë takim temë e diskutimit do të jetë vetëm procesi i liberalizimit të vizave, derisa presidenti, në kuadër të dialogut, pritet të takohet veçmas me homologun e tij, Aleksandër Vuçiq.