Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur kundër shkuarjes së drejtuesve të shtetit në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që mbahen të mërkurën në Bruksel.
Pjesë e delegacionit të udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi, janë edhe kryeministri, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.
Delegacioni do të përbëhet nga të gjitha partitë parlamentare, pjesë e koalicionit, por atje kanë refuzuar të shkojnë partitë opozitare.
“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se drejtuesit e institucioneve aktuale dhe individët e tjerë të infiltruar në pushtet për kusure politike, të cilët pritet të udhëtojnë në Bruksel, nuk kanë autoritet, nuk kanë legjitimitet dhe as mbështetje popullore që ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
“LDK konsideron se ky grup njerëzish të cilët i lidh vetëm mbetja në pushtet, e të cilët nuk përfaqësojnë më shumë se 40 % të qytetarëve, nuk i bëjnë nder dhe nuk mund të flasin e të marrin vendime në emër të qytetarëve të Kosovës, duke mos pasur mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. LDK konsideron se vetëm zgjedhjet e reja nacionale mund të prodhojnë institucione legjitime për të quar përpara të gjitha proceset e rëndësishme për shtetin si dhe për të ndaluar degradimin e plotë institucional, politik e ekonomik që e ka pllakosur Kosovën”, thuhet më tej.
LDK-ja thotë se mbështet procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA për normalizimin e relacioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, sipas saj, ky proces, mund të çohet përpara vetëm nga institucionet legjitime të dala nga zgjedhjet e reja, të lira dhe demokratike, si dhe me një konsensus të gjerë institucional, politik e shoqëror.
-
LDK: Bislimi s’ka mandat për të përfaqësuar Kosovën në dialog
-
Ahmeti: Më 8 janar, delegacioni shtetëror për dialog, pa Thaçin, kemi takim në Bruksel
-
LDK-ja e bindur se presioni i opozitës e dështoi takimin Thaçi – Vuçiq
-
VV: Personat më kontroversë shkuan në Bruksel për të tregtuar liberalizimin e vizave
-
Cilat janë pritjet e zyrtarëve të Kosovës nga takimet e të mërkurës në Bruksel