Ndihmëssekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien, ka bërë me dije se pajtohet me qëndrimin që moszbatimi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë “është mundësi e humbur nga dy vendet”.
Ai ka shpërndarë në rrjetin social X shkrimin e shefit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, që të mërkurën kërkoi zbatim të marrëveshjeve nga palët.
Të mërkurën pati takim trilateral në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Borrellit, e edhe mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit evropian.
Ishte paraparë që të kishte takim edhe mes Kurtit, Vuçiqit e Borrelit, por që nuk ndodhi pasi kryeministri i Kosovës kërkoi nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë dhe dorëzimin e Milan Radoiçiqit, që i priu sulmit të armatosur në Banjskë.
-
Kurti sot pret në takim ndihmëssekretarin O’Brien
-
SHBA-ja kërkon përkushtim në dialog
-
O’Brien: Kosova dhe Serbia të bëjnë lëvizje për hir të integrimit të tyre evropian
-
Kurti s’flet për kërkesat e O’Brienit, opozitë e analistë vlerësojnë se ato s’do të merren parasysh
-
Kurti në takim me O’Brienin: Dorëzimi i Radoiçiqit nënkupton drejtësi e siguri