Qeverisja lokale e AAK-së në Komunën e Obiliqit është kritikuar për mjetet që i kanë mbetur të pashpenzuara gjatë vitit 2018, ndërkohë që ka shumë lagje që nuk kanë as ujë për pije, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Halil Thaçi, ka thënë se shifra aq e madhe, që është bartur në 2019 prej rreth 700 mijë eurove, ngre dyshime edhe për manipulim.
“Ne si LVV mendojmë se vetë shifra e bartur tregon profesionalizmin dhe menaxhimin e qeverisjes lokale. Nëse ka nevojë një vend në Republikën e Kosovës për t’u investuar në ambient, ai vend është Komuna e Obiliqit. Vetë kjo shifër ngërthen në vete dyshimin e manipulimeve të mundshme nga ana e qeverisjes lokale. Punësimi i joprofesionistëve në komunë do të na sjellë dhe do kemi situata të tilla vazhdimisht gjatë kësaj qeverisjeje”, ka thënë Halil Thaçi....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Vetëvendosje akuzon pushtetin në Obiliq për vjedhje të parasë publike
-
Thaçi: Gjoba për ata që hedhin mbeturina në hapësira publike më shumë për vetëdijesim
-
Vetëvendosja gjysmë milioni euro më shumë të hyra se tri partitë opozitare bashkë
-
Pa u kryer punimet, Komuna e Obiliqit ka paguar rreth 2 milionë euro
-
VV-ja akuzon partinë në pushtet në Obiliq se “ia vodhi” idenë për zbritjen e tatimit