Pavarësisht se shifrat e rasteve të reja dhe ato të vdekjeve në vend si pasojë e koronavirusit mbesin alarmante, shumë qytetarë vazhdojnë të mos i respektojnë masat e Qeverisë kundër shpërndarjes së COVID-19.
Të shtunën, përdorues të shumtë të rrjeteve sociale kanë publikuar fotografi të dhjetëra autobusëve e qindra veturave, që në mënyra të organizuara kishin shkuar drejt Brezovicës. Pamjet tregojnë qindra të rinj që nuk respektojnë as masën e distancës, por as nuk mbajnë maska.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë shkurt se kanë intervenuar dhe kanë larguar turmat e njerëzve, por nuk kanë pranuar të tregojnë sa gjoba janë shqiptuar. Ndërsa në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se të premten janë shqiptuar 895 gjoba për masat anti-COVID.
KOHA ka raportuar vazhdimisht se si qytetarë të shumtë nuk po i respektojnë masat kundër koronavirusit.
Deri tash në nivel vendi janë regjistruar 46 mijë e 118 raste me COVID-19. 1186 kanë humbur betejën me virusin. Janë edhe 11868 raste aktive.
Viva Corona !! 35 autobusa e qindra vetura ne Brezovice. Eshte normale qe nje qeveri pa legjitimitet dhe kredibilitet te mos e beje hesap askush. Armend Zemaj Qeveria e Kosovës Masat AntiCovid ..
Posted by Burim Mehmeti on Saturday, December 12, 2020
-
Shkelen masat anti-COVID, shumë qytetarë pa maska në autobus
-
Mbi 500 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Shqiptohen 190 gjoba për ata që nuk i respektuan masat anti-COVID
-
Policia shqipton 418 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19
-
Mbi 2000 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID