Njësiti Special Intervenues (NJSI), së bashku me njësitet e tjera speciale të Policisë, do të protestojnë edhe nesër [9 dhjetor] para objektit të Qeverisë së Kosovës nga ora 12:00.
Kjo është konfirmuar për KOHËN nga kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, i cili ka thënë se edhe ata si Sindikatë do të marrin pjesë.
NJSI-ja, si njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, po kërkon ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.
Protestës do t’i bashkohen edhe njësitet e tjera speciale, përveç atyre që janë në orarin e punës.
Kjo njësi kishte protestuar edhe më 1 nëntor. Kishin paralajmëruar edhe një protestë tjetër, por ajo u anulua pasi kryeministri Albin Kurti i ftoi në takim. Më pas, Qeveria e Kosovës kishte miratuar shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, por të cilat nuk kanë qenë të kënaqshme për ta.
-
Njësitë speciale sërish para Qeverisë, kërkojnë kushte më të mira
-
Specialët me 14 kërkesa për Qeverinë
-
Kurti sot takohet me Njësinë Speciale Intervenuese
-
Njësitë elitare paralajmërojnë dorëheqje nëse s’u përmbushen kërkesat
-
Policët elitarë pezullojnë protestën, Kurti do t’i presë në takim javën e ardhshme