Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe njësi të tjera të Policisë, kanë pezulluar protestën e thirrur për sot para ndërtesës së Qeverisë.
Sipas njoftimit, deri te pezullimi ka ardhur pasi drejtori i Përgjithshëm i PK-së i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se kryeministri Albin Kurti ka premtuar që javën e ardhshme do t’i presë në takim zyrtar menaxhmentin e PK-së së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për t’i diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje.
“Andaj, protesta e paralajmëruar për sot është pezulluar deri në ndonjë vendim tjetër”, thuhet në njoftim.
Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.
-
Njësitë elitare paralajmërojnë dorëheqje nëse s’u përmbushen kërkesat
-
Njësitë speciale sërish para Qeverisë, kërkojnë kushte më të mira
-
NJSI-ja nesër proteston sërish para Qeverisë
-
Kurti sot takohet me Njësinë Speciale Intervenuese
-
Hoxha pret të gjendet zgjidhje për kërkesat e njësive elitare gjatë takimit me Kurtin