Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një varg projektesh po realizohen në Malishevë

Malishevë, 20 mars - Në Komunën e Malishevës aktualisht janë duke u realizuar dhjetëra projekte, të cilat shtrihen në më shumë se gjysmën e fshatrave, ndërsa shumë shpejt do të përfshihen të gjitha. Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të qeverisë komunale, të cilën e drejton i pari i komunës, Ragip Begaj.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, ndër të tjera tha se në infrastrukturën shkollore, deri më 1 shtator, bazuar në ecurinë e punimeve, do të jenë të gatshme katër shkolla, ajo në Bubavec, në Banjë, Astrazup dhe shkolla në Berishë. Drejtori i Arsimit, Avdi Morina, sqaroi se ka filluar implementimi i projektit me Caritasin Zviceran, për pajisjen e klasave me inventar dhe mjete konkretizuese në arsimin parashkollor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu edhe sporti malishevas, “është duke ecur mbarë dhe ekipet që garojnë në ligat apo garat superiore, janë duke treguar rezultate, si në atletikë, në not, në volejboll, por edhe ne futboll dhe futsall, por për të gjitha këto duhet një mbështetje më e madhe, si nga komuna, ashtu edhe nga bizneset”, tha drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi.

Sa i përket shëndetësisë, drejtor për Shëndetësi, Hajdin Berisha, ka deklaruar se “këtë javë pritet të përfundojnë vizitat sistematike shëndetësore në shkolla dhe duke u bazuar në gjendjen e deritanishme vërehet një situatë shumë e mirë se në vitet paraprake, si në higjienë, ashtu edhe në anomali tjera të mundshme. Drejtori Berisha foli edhe për repelimin e kafshëve, fushatë e cila është duke vazhduar mirë.

Në fushën e bujqësisë, sipas drejtorit komunal për Bujqësi, këtë javë përfundojnë aplikimet për subvencione në bujqësi dhe interesimi i bujqve në Malishevë është shumë i madh.

Edhe drejtorët e drejtorive të tjera kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e javës së kaluar dhe për planifikimet për javën në vijim, ndërsa kryetari i Komunës, Ragip Begaj, ka kërkuar efikasitet edhe më të madh nga drejtoritë, në realizimin e objektivave për këtë vit.