Fshati Berishë, deri më 1 shtator të këtij vitit, do të ketë të gatshëm objektin e ri të shkollës, për fillimin e vitit të ri shkollor, pasi punimet në ndërtimin e shkollës, janë në përfundim e sipër, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Punimet në këtë shkollë, sot i ka parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bashkë me drejtorin e urbanizmit, Ahmet Morina.
“Punimet kanë ecur mirë dhe ky objekt do ti plotësoj në tërësi nevojat e nxënësve të fshatit Berishë dhe Fshatit të Ri. Deri në këtë vit, në objektin aktual, nxënësit nuk kanë pasur kushte për mësimnxënie, por as arsimtarët për mësimdhënie, pasi objekti nuk i ka plotësuar as kushtet minimale për zhvillim të procesit mësimor”, tha kryetari Begaj.
Në anën tjetër, drejtori i urbanizmit Ahmet Morina, si përgjegjës për realizimin e projekteve infrastrukturore, tha se “punimet deri më tani kanë shkuar sipas ecurisë së planifikuar dhe deri më 1 shtator, kjo shkollë do të jetë e gatshme për pranimin e nxënësve brenda dhe zhvillimin e procesit mësimor”.
-
Ekspertët i vlerësojnë të pamjaftueshëm “oficerët e sigurisë” në shkolla
-
Basha viziton punimet në një rrugë në Ferizaj, thotë se Komuna ende s’i ka ndarë mjetet që obligohet
-
Shkolla e përuruar në fushatë, pa rrymë e pa ngrohje
-
Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në Fushë-Kosovë
-
Mësimi nis në shumicën e komunave, hapen thirrje për aplikim për dëmet nga përmbytjet