Në Malisheve ka filluar zyrtarisht sot ndërtimi i çerdhes së dytë publike.
Në fillimin e punimeve në ndërtimin e kësaj çerdhe, të pranishëm ishin kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori për arsim dhe edukim, Blerim Thaçi, ai i urbanizimit, Ahmet Morina, drejtoresha e çerdhes aktuale, Behare Shala.
“Tani po ndërtojmë dhe çerdhen e dytë në qytetin e Malishevës dhe me këtë besojmë se deri diku i plotësojmë nevojat për të gjitha ato nëna të cilat punojnë. Së shpejti do të fillojmë edhe ndërtimin çerdhes së tretë në Kijevë dhe besoj se kjo do t’iu ndihmoj familjeve të cilët do ti dërgojnë fëmijët në çerdhe”, tha Begaj, i cili gjithashtu tha se “është i bindur se çdo ditë e më tepër po krijojmë kushte me të mira për të gjithë”.
-
Hyseni thotë se dy çerdhe që po ndërtohen në Gjilan, pritet të hapen këtë vit
-
Javën e ardhshme pritet të nisë ndërtimi i pesë çerdheve të reja në Kosovë
-
Shipoli së shpejti me çerdhe moderne për fëmijë
-
Nisin punimet për ndërtimin e çerdhes me bazë në komunitet në lagjen “Dardania”
-
Komuna e Ferizajt fillon ndërtimin e çerdhes së re publike