Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit njëmujor kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviqit.
Dejanoviqi ishte arrestuar më 12 mars nën dyshimet se ka kryer veprën penale Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.D në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Kllokotit, ka kanosur seriozisht punëtorët e komunës së Kllokotit dhe qytetarët e kësaj komune, duke ndikuar në vullnetin e tyre që të votojnë në mënyrë të caktuar, për një subjekt të caktuar politik dhe për kandidatë të caktuar”, thuhet në njoftimin e Themelores.
Artikuj të ngjashëm
-
Ngrihet aktakuzë ndaj kryetarit të Kllokotit
-
Kryetarit të Kllokotit i caktohet masa e arrestit shtëpiak
-
Serbia e quan persekutim politik arrestimin e kryetarit të Kllokotit
-
Masë paraburgimi serbëve të dyshuar për kërcënim të votuesve në Graçanicë
-
Ish-nënkryetari i Kllokotit dënohet me 1 vit burgim për akuzën se përmes kërcënimit siguronte vota për Listën Serbe