Dega e NISMA-s ka akuzuar Qeverinë lokale të Prizrenit se është duke i mbyllur sytë përballë ndërtimeve pa leje dhe mbindërtimeve në zona të ndryshme të qytetit, shkruan sot Koha Ditore.
Madje zhvillimet në këtë drejtim ky subjekt opozitar i ka cilësuar si sulm ndaj perspektivës zhvillimore të urbanizmit të qytetit. Njëherësh, ka shprehur dyshimin se kjo dukuri është shpeshtuar në prag të zgjedhjeve komunale dhe kjo për interesat e partive të koalicionit qeverisës në Prizren.
Mirëpo deklarimet lidhur me këtë çështje janë hedhur poshtë nga zyrtarët komunalë përgjegjës për urbanizmin, të cilët kanë shprehur qëndrimin se DUPH-ja i pajis me leje investitorët dhe se është transparente sa i përket këtyre vendimeve, teksa kanë shfaqur dilema për potencialin profesional të drejtuesve të NISMA-s për të analizuar trendin zhvillimor në urbanizmin e Prizrenit.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Opozitarët ankohen për vonesa në trajtimin e lëndëve për leje ndërtimore në Prizren
-
Nisma në Prizren fton qytetarët t’i bashkohen për të ndaluar degradimin e qytetit
-
Opozita në Prizren akuzon pushtetin për mosndalim të degradimit urban
-
PDK-ja akuzon VV-në për degradim urban dhe të ambientit në Prizren
-
Nisma: Në Prizren, kaos qeverisës