Në komunën e Kamenicës ka filluar protesta kundër reformës në arsim.
Banorë të komunës së Kamenicës të cilët po kundërshtojnë reformën në arsim janë mbledhur para objektit të komunës për të kundërshtuar planet e kryetarit të komunës, Qëndron Kastrati për reformën në arsim, raporton korrespodenti i Kohës Ditore nga Gjilani.
Banorët vlerësojnë se reforma parasheh mbylljen e një pjese të shkollave dhe transferimin e nxënësve në shkolla tjera.
Kryetari Kastrati, kujtojmë se disa herë u bëri thirrje prindërve që t’i bashkohen kësaj reforme në arsim pasi që sipas tij kjo është në të mirë të nxënësve.
Artikuj të ngjashëm
-
Prindërit e nxënësit bllokojnë rrugën në Kamenicë, protestojnë kundër reformave në arsim
-
Nxënësit në Kamenicë sërish protestojnë ndaj riorganizimit të shkollave, së shpejti edhe para Qeverisë
-
Kreu i Kamenicës e quan çështje të mbyllur reformën në arsim, kundërkandidatët premtojnë ta zhbëjnë atë
-
Nesër nis mësimi alternativ për mbi 400 nxënës të Kamenicës, Kastrati: Nuk tërhiqem nga reforma
-
Banorët e Petrocit e konsiderojnë grumbullim dhe jo reformë në arsim iniciativën e Kastratit