Një grup i prindërve dhe nxënësve kanë bllokuar rrugën në qendrën e qytetit në Kamenicë për të kundërshtuar reformën në arsim që është iniciuar nga drejtoria komunale e arsimit.
Policia ka intervenuar duke arrestuar një person.
Por grupi i protestuesve ka reaguar duke bllokuar policinë të cilët janë detyruar më pas që të lirojnë protestuesin.
Protestuesit kundërshtojnë reformën në arsim ngase vlerësojnë se komuna po u mbyll shkollat nëpër vendbanimet e tyre. Reforma në arsim nga Komuna e Kamenicës përfshinë mbylljen e disa shkollave për shkak të numrit të vogël të nxënësve dhe bartja e atyre nxënësve në shkolla tjera në këtë komunë.
-
Nis protesta në Kamenicë kundër reformës në arsim
-
Nxënësit në Kamenicë sërish protestojnë ndaj riorganizimit të shkollave, së shpejti edhe para Qeverisë
-
Bojkoti i mësimit në Kamenicë vlerësohet si shkelje e të drejtave të fëmijëve
-
Këshilli i Prindërve kërkon reflektim nga Kastrati për reformën në arsim
-
Banorët e Busavatës dhe Krilevës protestuan para Komunës së Kamenicës kundër reformës në arsim