Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Petrocit e konsiderojnë grumbullim dhe jo reformë në arsim iniciativën e Kastratit

Sot gjatë ditës është mbajtur një protestë nga disa banorë të fshatit Petroc, të komunë së Kamenicës, duke refuzuar reformat arsimore që kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, thotë se duhet ndërmarrë.

Përfaqësuesi i këtij fshati, Xhavit Ajeti ka deklaruar për Interaktiv të KTV-së se këto nuk janë reforma, por vetëm grumbullim i nxënësve.

“Asnjë banor s’ka qenë pro këtyre reformave, këto janë vetëm grumbullime të nxënësve. Dërgimi i nxënësve nga fshati Petroc, në atë të Topanicës, i ka diku 9-10 kilometra largësi dhe është e vështirë sepse fëmijët më të vegjël, duhet të jenë afër prindërve”, ka deklaruar Ajeti.

Ai tutje ka potencuar se nuk do të ndalen në veprimet e tyre kundër reformës.