Banorët e Busavatës së Kamenicës, pas protestave që kanë mbajtur në fshat dhe para komunës së Kamenicës, për reformën e iniciuar nga kryetari Qendron Kastrati, do ta kundërshtojnë edhe me protestë para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.
Ata protestuan edhe ditë më herët kundër reformës arsimore në këtë komunë, e cila parasheh mbylljen e 19 shkollave në zonat rurale dhe dërgimin e fëmijëve në shkolla përreth.
Drejtoria e Arsimit në Kamenicë ka bërë të ditur se pavarësisht protestave të banorëve, qëndrimi i tyre për reformat arsimore nuk ndryshon.
Edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, pati deklaruar se vendimi për riorganizimin në arsim nuk ka prapavijë politike, por “kjo bëhet për të mirën e fëmijëve”.
Ndryshe, protesta e banorëve të fshatit Busavatë dhe mbahet nesër para objektit të Ministrisë së Arsimit duke filluar nga ora 11:00.
-
Nis protesta e banorëve të Busavatës së Kamenicës para MASHT-it
-
Mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit e Kamenicës protestë para MASHT-it
-
Kreu i Kamenicës e quan çështje të mbyllur reformën në arsim, kundërkandidatët premtojnë ta zhbëjnë atë
-
Supremja i jep të drejtë Kastratit për reformën në arsim, refuzon kërkesën e prindërve të Busavatës
-
Kreu i Kamenicës kërkon dorëheqjen e mësimdhënësve që s’i respektojnë reformat