Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis numërimi mbrapsht për 16 shtatorin

nr

Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë është shtypur butoni i numërimit mbrapsht, në kuadër të aktivitetit “Ora e Pritjes” të platformës “Liria ka Emër”. Besiana Musmurati, Altin Krasniqi, Aris Selimi, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha shtypën butonin, duke nisur numërimin e 25 ditëve deri më 16 shtator, datë kur pritet vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë këtij aktiviteti ka thënë se afrimi i kësaj date nuk duhet ta zbehë kujtesën për luftën dhe sakrificën e UÇK-së.

“Koha po ecën. Pritja tashmë është shkurtuar, por kujtesa jonë nuk shkurtohet. Përkundrazi, sa më shumë afrohet dita, aq më zëshëm duhet të themi atë që kemi për të thënë”, deklaroi Hamza.

Ai tha se 16 shtatori duhet të jetë në vëmendjen e qytetarëve çdo ditë, duke theksuar se ekranet e vendosura në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës do të simbolizojnë pritjen për vendimin e Gjykatës Speciale.

“Ky ekran këtu është simbol i pritjes sonë në Prishtinë. Por ekrane të ngjashme do të vendosen gjithandej Kosovës. Sepse këtu janë më shumë se ekrane. Janë një mesazh. Një mesazh për familjet që presin, një mesazh për ata që janë në Hagë dhe një mesazh për të gjithë botën që Kosova nuk harron”, tha ai.

Ai kritikoi procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e  Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, duke thënë se ata prej vitesh po përballen me procesin në Hagë.

Edhe Nis numërimi i votave të fundit me postë Arbëri Nis numërimi i votave të fundit me postë

“Nuk harron kush luftoi, nuk harron kush sakrifikoi, nuk harron kush negocioi në Rambuje, nuk harron kush e siguroi ndërhyrjen e NATO-s, nuk harron kush e bëri Kosovën të lirë, të pavarur dhe të integruar në botë”, u shpreh Hamza.