Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të shtunën ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe ZubinPotok.
Sipas njoftimit, afati i aplikimit për këtë periudhë do të përfundojë më 30 nëntor 2022.
“Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto katër komuna. Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë”, thuhet në njoftim.
Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së ëëë.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbimet- per-votuesit/votimi-me-poste/
-
Votuesit jashtë vendit për zgjedhjet e 21 prillit në komunat veriore mund të regjistrohen deri më 3 prill
-
Një javë afat për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 23 prillit
-
KQZ-ja cakton afatin për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet në Zveçan dhe Leposaviq
-
Sot përfundon afati i regjistrimit për votuesit jashtë vendit
-
KQZ: Edhe qytetarët e Kosovës që më 7 qershor janë jashtë vendit do të mund të votojnë