Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot përfundon afati i regjistrimit për votuesit jashtë vendit

diaspora

ilustrim

Sot, 17 maj, përfundon afati për regjistrim për votuesit jashtë vendit të cilët dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Siç ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, aplikimi për regjistrim për të votuar jashtë vendit është hapur më 6 maj. Në platformën për votuesit jashtë vendit, specifikohen mënyrat dhe përzgjedhja se si votuesit jashtë dëshirojnë të votojnë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Votuesit jashtë vendit mund të zgjedhin të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, përmes postës në kutitë postare jashtë Kosovës dhe përmes postës në kutinë postare në Kosovë.

Votuesit që do të regjistrohen për të votuar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 6 qershor, ndërkaq votuesit përmes postës mund të votojnë nga 25 maji deri më 6 qershor.

Gjithashtu edhe qytetarët e Kosovës, që ditën e zgjedhjeve të 7 qershorit ndodhen jashtë vendit, do ta kenë mundësinë të votojnë.

Kështu njoftoi një ditë më parë Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së, i cili ka shtuar se qytetarët duhet ta bëjnë regjistrimin gjatë periudhës për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 6 maj dhe do të përfundojë sot më 17 maj 2026. Procedura e regjistrimit është e njëjtë me atë për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.

Rreth 100 mijë kërkesa të aprovuara nga KQZ-ja për votim nga jashtë Kosovës

1 muaj më parë / 17 maj 2026 12:07
Votat me poste

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë aprovuar 99 mijë e 498 kërkesa për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës prej 117 mijë e 246 kërkesa sa kanë qenë në total. Shtetet që prijnë për nga numri i votuesve të regjistruar jashtë Kosovës janë Gjermania dhe Zvicra.

Aplikimi për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës është për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Siç ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, 7 mijë e 621 aplikime janë refuzuar ndërsa mbi 10 mijë janë në pritje për shqyrtim.

Shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë: Gjermani (49,102), Zvicër (23456), Francë (4,193), Suedi (3,750), Austri (3,165), Mbretëri e Bashkuar (2,370), Itali (2,206), ShBA (2,070), Belgjikë (2,024), Slloveni (1,400), Slloveni (1,400), Norvegji (1,154) dhe Finlandë (1,010).

Votimi në përfaqësi diplomatike organizohet më 6 qershor 2026, pra një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë. Votimi fillon në ora 07:00 dhe mbyllet në ora 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës.

Ndërkohë, nga 99 mijë e 498 aplikime të aprovuara, 22 mijë 955 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, pastaj 2 mijë e 590 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 73 mijë e 953 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.