Pranë parkut të Ulpianës në Prishtinë, ndodhet një parking, një pjesë e të cilit është i pambrojtur dhe ka një lartësi mbi dy metra, ku rrezikohet jeta e qytetarëve.
Kur dihet se në këtë pjesë shëtisin dhe luajnë shumë fëmijë të kësaj lagjeje, mosvendosja e mbrojtëseve në këtë pjesë, rrezikon jetën e fëmijëve, të cilët mund të bien, duke u rrezikuar seriozisht jeta e tyre.
Banorët thonë për KosovaPress se kjo hapësirë ka qenë pa mbrojtëse çdoherë dhe kritikojnë Komunën e Prishtinës që nuk ka ndërmarr asnjë veprim për ta bërë këtë pjesë të Ulpianës të sigurt.
Ata thonë se nga frika se fëmijët e tyre mund të pësojnë më të keqen, nuk guxojnë t’i lënë vetëm në park asnjëherë.
Ashtu siç shihet në foto, lartësia është e madhe, mbi dy metra dhe mundësia që të rrëshqitet nga pjesa e lartë është shumë e madhe, pasi veç mungesës së mbrojtëseve, aty nuk ka asnjë shenj që paralajmëron rrezik.
E rreziku i madh është gjatë kohës së mbrëmjes, pasi që kjo pjesë nuk mund të vërehet.
- Mos u tallni me Ulpianën dhe banorët e saj!
-
Pjesa e sipërme e parkut të qytetit e harruar nga Komuna e Prishtinës
-
Berani: Kah erdhi vendimi për ndërtimin në ‘Ulpianë’, nga ‘qielli’ në Asamblenë Komunale
-
Planet për “Ulpianën” – Zhvillim apo cenim i identitetit urban, sonte në “Konfront”
-
Banorët dhe Ministria kundërshtojnë projektin e Komunës së Prishtinës për Ulpianën