Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër zyrtarë të lartë të BE-së në Kosovë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, dhe Komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë nesër Kosovën.

Ky është një nga nivelet më të larta të zyrtarëve të BE-së që viziton vendin. Ata do të qëndrojnë në Kosovë në kuadër të turneut të tyre në Ballkanin Perëndimor për të prezantuar strategjinë e BE-së në këtë rajon.

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalia Apostolova, në një vështrim të botuar ekskluzivisht për Kohën Ditore, ka thënë se vizita e presidentit të Komisionit Evropian është mesazh se Kosova ka perspektivë të qartë dhe të fortë evropiane.