Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të hënën do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Vizita e saj do të jetë në kuadër të një vizite katërditore në rajon, gjatë së cilës do të qëndrojë edhe në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, Serbi dhe në Bosnjë-Hercegovinë.
Vizita e planifikuar e Von der Leyenit në vendet e Ballkanit Perëndimor është publikuar në kalendarin e ngjarjeve në faqen e Komisionit Evropian.
Sipas këtij kalendari, ajo në Prishtinë do të mbajë takime me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti. Gjatë vizitës, ajo do të flasë me liderët e rajonit për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Artikuj të ngjashëm