Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Juncker sot takohet me krerët e shtetit të Kosovës

Sot në Kosovë do të qëndrojnë për vizitë zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini dhe komisionarin për Zgjerim Johannes Hahn.

Presidenti Juncker dhe delegacioni i BE-së do të takohen me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe do të mbajnë një takim me qytetarë, përfaqësues të mediave, aktivistë të shoqërisë civile, ndërmarrës, studentë, profesorë, rininë e partive politike, artistë, sportistë kosovarë, bursistë të programeve të BE-së, dhe shefat e misioneve të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, shkruan KP.

Kjo është vizita e parë e Juncker në Kosovë dhe ajo bëhet në ditën kur Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për demarkacionin me Malin e Zi.