Një pjesë e qytetit të Pejës, nesër, më 30 tetor 2019, do të mbetet pa ujë të pijes për shkak të punimeve në rehabilitimin e rezervuarit të vjetër të ujit.
Siç ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, një pjesë e bllokut “Zatra”, rrugët “Brigada Kosovare”, “Mustafë Kelmendi, “Luigj Gurakuqi” dhe disa të tjera në lidhshmëri me këto, do të kenë reduktim në furnizim me ujë të pijes prej orës 08:00 deri në ora 16:00. Njëjtë reduktime do të ketë edhe fshati Bellopojë.
“Reduktimet vijnë si ndërprerje e planifikuar nga inxhinierët dhe ekipet e terrenit të KRU ‘Hidrodrini’, si rezultat lidhjes përfundimtare të gypit kryesor me rezervuarin në rehabilitim, tek lokacioni pranë zyrave qendrore të KRU ‘Hidrodrini’. Ju kujtojmë edhe njëherë se projekti në fjalë pritet të përfundojë në dinamikë më të shpejtë se ç’është planifikuar dhe është investim madhor vetanak i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit 'Hidrodrini' e i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në furnizim me ujë cilësorë dhe sasi të nevojshme, veçanërisht për pjesën jug-perëndimore të qytetit që përfshinë një pjesë të gjerë të masivit nga 'Zatra'-t dhe disa fshatra përreth”, thuhet në njoftim të “Hidrodrinit”.