Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Disa lagje në Pejë sot deri në orën 16 pa ujë

Zyra për informim nga KRU “Hidrodrini” në Pejë, ka njoftuar për një ndërprerje të planifikuar të ujit.

“Konsumatorët e Bashkësive Territoriale 'Maja e Zezë', 'Asllan Çeshme', 'Jarina' dhe 'Xhemajl Kada', nga ora 10:15 minuta deri në ora 16:00, të ditës së sotme do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se ndërprerja është e planifikuar dhe bëhet për shkak të montimit të ujë-matësit zonal të detektimit të humbjeve.