Fshatrat Novosellë, B.T. Vitomerica I, II dhe III, Fusha e Pejës, Lugu i Trestenikut, Lugu i Leshanit, fshati Loxhë, Gorazhdevc dhe B.T. ‘Kristal’ në Pejë nuk do të kenë furnizim me ujë nesër nga ora 07:00 deri në 17:00.
Kompania Rajonale e Ujëslleësit “Hidrodrini” ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe do të bëhet zhvendosja e gypit disributiv DN 500, me lokacion në oborrin e ish-Shkollës Ekonomike, rruga “Agim Qelaj”.
“Lusim konsumatorët që edhe pas rikthimit të furnizimit, për disa orë uji mos të përdoret për konsum të pijes”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Shumë fshatra në Gjakovë mbesin edhe pa ujë pasi erërat shkaktuan ndërprerjen e rrymës
-
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në gjashtë fshatra të Gjakovës
-
Disa lagje të Prishtinës, të dielën pa ujë
-
Ky fshat në Prishtinë nesër do të mbetet për disa orë pa rrymë e ujë
-
Nisin reduktimet e ujit në disa fshatra të Gjakovës