Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka nisur aplikimin e reduktimeve të ujit në disa vendbanime të komunës së Pejës.
{gallery}Sipas një njoftimi të “Hidrodrinit”, reduktimet do të përfshijnë disa pjesë të qytetit të Pejës dhe disa fshatra, të cilat furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i burimit të Drinit të Bardhë.
Në pjesët e qytetit që do të aplikohen reduktimet, nuk do të kenë ujë nga ora 6 e mëngjesit deri në ora 18.00 dhe pastaj në fshatra reduktimet do të nisin nga ora 18.00 deri në ora gjashtë e mëngjesit.
Arsye e reduktimeve të nisura sipas “Hidrodrinit”, janë temperaturat e larta, mungesa e reshjeve atmosferike, shtimi i numrit të konsumatorëve rezident dhe jo rezident gjatë këtij sezoni të pushimeve verore, si dhe shfrytëzimi jo racional i ujit nga një pjesë e qytetarëve.

-
Orar i ri i reduktimit të ujit në fshatrat e Pejës
-
Temperaturat përvëluese shkaktojnë reduktime të ujit në disa vende
-
“Hidrodrini” thotë se ka rënie të nivelit të burimeve, paralajmëron masa ndaj keqpërdoruesve të ujit
-
KRU “Gjakova” njofton për reduktime të ujit në disa zona
-
“Hidrodrini” paralajmëron grevë njëorëshe më 17 dhjetor