Gjilani të martën (nesër) nis me fazën e tretë të dezinsektimit, derisa u apelon bletarëve për kujdes.
“Me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insektet tjera të bezdisshme, Drejtoria e Shëndetësisë në Gjilan të fillon me fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor nga 7 deri më 10 gusht. Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka bërë të ditur se të gjitha kushtet atmosferike e mundësojnë realizimin sa më të mirë të fazës së tretë, e cila do të bëhet nga ora 20:00 deri në 24:00”, thuhet në njoftimin për media të komunës së Gjilanit.
Komuna apelon bletarët që gjatë kohës sa do të zgjas dezinsektimi, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre në mënyrë që të mos rrezikohen nga preparati i dezinsektimit.
-
“Pastrimi” arsyetohet për mosmbledhjen e bërllokut: Ka ndryshuar orari i operimit të deponisë
-
Wolt në Gjilan nga 18 qershori: Shkarko aplikacionin dhe porositë, përfito nga ofertat ekskluzive
-
Si t’i eliminoni mushkonjat nga shtëpia
-
Dita e tretë e fushatës
-
Arrestohen në Gjilan pesë të dyshuar për vjedhje të rëndë, rikthehen gjësendet e vjedhura