Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot nis faza e tretë e dezinsektimit në Gjilan

Në Gjilan sot nis faza e tretë e dezinsektimit hapësinor. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan ka njoftuar se do të nisë faza e dezinsektimit nga ora 19:30 deri në 24:00. Kjo fazë do të vazhdojë për tri ditë.“Gjatë fazës së dezinsektimit, qytetarët luten t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që të mos futen insektet brenda. Sikurse një kujdes i ve[antë duhet të kenë edhe bletarët, që rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:300 deri në orën 05:00”, thuhet nga komuna e Gjilanit.

Dezinsektimi fillon nga lagja “Zabeli”, përkatësisht nga kolektori ku zakonisht është burim i mushkonjave dhe insekteve tjera, për të vazhduar përgjatë lumit Mirusha në të dy anët e tij deri në qendër të qytetit, poashtu do të përfshihet lagja Reshat Ymeri, Dheu i Bardhë Dardania, Arbëria, Bregu i Djegur dhe tërë lagjet e tjera të qytetit.

Këtë vit janë të përfshira edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve sidomos rreth lumenjve të fshatrave Malishevë, Uglarë, Pogragjë, Dobërcan, Përlepnicë, Livoqi i Epërm, Livoqi i Ulët, Cernicë, Lladovë, Zhegër, Llashticë dhe Velekincë.

Artikuj të ngjashëm