Sonte do të nisë faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan. Dezinsketimi do të fillojë nga ora 19:30 e do të zgjasë deri në mesnatë.
Do të bëhet përgjatë tri ditëve, si[ është njoftuar nga Komuna e Gjilanit.
Dezinsektimi fillon nga lagja ,,Zabeli’’, përkatësisht nga kolektori ku zakonisht është burim i mushkonjave dhe insekteve tjera, për të vazhduar përgjatë lumit Mirusha në të dy anët e tij deri në qendër të qytetit, po ashtu do të përfshihet lagja Reshat Ymeri, Dheu i Bardhë Dardania, Arbëria, Bregu I Djegur dhe tërë lagjet e tjera të qytetit.
Këtë vit janë të përfshira edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve sidomos rreth lumenjve të fshatrave Malishevë, Uglarë, Pogragjë, Dobërcan, Përlepnicë, Livoqi i Epërm, Livoqi i Ulët, Cërrnicë, Lladovë, Zhegër, Llashticë dhe Velekincë.
-
Të mërkurën në Gjilan nis faza e tretë e dezinsektimit hapësinor
-
Të enjten në Gjilan nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor
-
Sot nis faza e tretë e dezinsektimit në Gjilan
-
Faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan nis të martën
-
Të hënën nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë