Të enjten do të nisë faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan.
Siç ka njoftuar Komuna e Gjilanit, dezinsektimi do të nisë të enjten në ora 19:30 dhe do të mbarojë në orën 24:00. Do të vazhdohet për pesë ditë me radhë.
“Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00. Dezinsektimi do të bëhet në zonën urbane dhe në fshatra”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Të mërkurën në Gjilan nis faza e tretë e dezinsektimit hapësinor
-
Faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan nis të martën
-
Në Gjilan sonte fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinor
-
Sot nis faza e tretë e dezinsektimit në Gjilan
-
Të hënën nis faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë