Në aksidentin e ndodhur mbrëmë në Kroaci kanë vdekur nënë e bijë nga Kosova, ndërsa babë e bir janë lënduar rëndë dhe po trajtohen në spitalin e Splitit. Në aksident humbi jetën edhe një 33-vjeçar nga zona e Zarës, Kroaci, raporton "Index".
Shtetasit kosovarë ishin në veturën BMW e cila u aksidentua rëndë me një Volkswagen që drejtohej nga shtetasi kroat, që mbeti gjithashtu viktimë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23 të së premtes në dalje të Ravçës në austrostadën A1.
Në fotot e publikuara nga mediat kroate, të dy veturat e përfshira në aksident shihen të dëmtuara rëndë.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Një kosovar dyshohet se shkaktoi aksident me vdekje në Kroaci
-
Dy të vdekur dhe 31 të lënduar në një aksident në Kroaci
-
Aksident në Kroaci, shoferi kroat vdes e dy shqiptarë në gjendje të rëndë
-
Autobusi me targa shqiptare aksidentohet në Kroaci, vdiq shoferi
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë