Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën, më 8 dhe 9 prill, për shkak të punimeve që po realizohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të ndërpritet qarkullimi në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani”, përkatësisht në segmentin nga “Shtëpia e Sporteve” deri tek ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.
“Ndërprerja e qarkullimit në këtë rrugë ka qenë e domosdoshme për të mundësuar kyçjen në gypin kryesor të ngrohjes për 62 objekte banesore me 767 njësi banimi të lagjes në afërsi të Parkut të qytetit si dhe pjesës së Qytetit të vjetër tek rruga ‘Bajram Kelmendi’”, thuhet në njoftim.
“Termokos” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për ndërprerjen e përkohshme të qarkullimit në këtë rrugë.
-
Nisin punimet, mbyllet njëri krah i rrugës “Agim Ramadani”
-
Prej të shtunës mbyllet njëri krah i rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet
-
Punimet në rrugë shkaktojnë tollovi në kryeqytet
-
Ndryshon qarkullimi i autobusëve urbanë për sot dhe nesër
-
Në fundjavë asfaltohet rruga “Agim Ramadani”, mbyllet për qarkullim