Të shtunën dhe të dielën do të ndërpritet qarkullimi në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet për shkak të punimeve për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes.
Qarkullimi do të ndërpritet në segmentin nga “Shtëpia e Sporteve” deri te ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar “Termokosi”.
“Termokosi” ka thënë se ndërprerja e qarkullimit në këtë rrugë ka qenë e domosdoshme “për të mundësuar kyçjen në gypin kryesor të ngrohjes për 62 objekte banesore me 767 njësi banimi të lagjes në afërsi të parkut të qytetit si dhe pjesës së qytetit të vjetër tek rruga “Bajram Kelemendi”.
Për shkak të mbylljes së këtij segmenti do të ndryshohet edhe rrjedha e qarkullimit të autobusëve urbanë.
Autobusët e “Trafikut Urban”, të linjës nr. 1, në shkuarje dhe ardhje do të qarkullojnë në rrugën “Eqrem Çabej”. Ndërsa autobusët e linjës nr. 3c, në shkuarje dhe ardhje do të qarkullojnë në rrugën ““Eqrem Çabej” për të vazhduar në Bulevardin “Xhorxh Bush”, rrugën “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”.
-
Në fundjavë asfaltohet rruga “Agim Ramadani”, mbyllet për qarkullim
-
Në vikend mbyllet për qarkullim një segment i rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet
-
Devijohen linjat 3 dhe 4 të Trafikut Urban për shkak të punimeve në rrugë
-
Trafiku Urban paralajmëron vonesa e devijime në qarkullimin e autobusëve sonte
-
Nisin punimet, mbyllet njëri krah i rrugës “Agim Ramadani”