Nga 10 deri më 18 korrik do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, për shkak të disa punimeve që do të bëhen aty.
Komuna e Prishtinës njoftoi itinerarin që do të ndërrojë për dy linja të Trafikut Urban, 3 dhe 4.
Devijimi i linjave do të jetë vetëm në drejtimin e ardhjes, konkretisht në segmentet rrugore të linjës numër 3: Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xhevë Lladrovci → Astrit dhe Arbnor Dehari → Rrethi i Matit Linja.
Kurse për linjën numër 4: Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xheladin Rekaliu → Matiqan.
Në drejtimin Matiqan - Parku i Gërmisë (Linja nr. 4) dhe Rrethi i Matit - Bardhosh (Linja nr. 3), qarkullimi do të zhvillohet sipas itinerarit të rregullt.
-
Mbyllet për tetë ditë qarkullimi prej Rrethit të Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
-
Komuna e Prishtinës arsyetohet për dëmtimin e rrugëve me qarkullim të madh të mjeteve të rënda
-
Policia njofton për mbylljen e dy rrugëve në Prishtinë
-
Nesër bllokohen disa rrugë në Prishtinë e Fushë-Kosovë shkaku i maratonës
-
“Marshi për Liri” në Prishtinë, Policia njofton mbylljen e tri rrugëve