Komuna e Prishtinës ka njoftuar të premten se duke filluar nga sot e deri më 18 korrik (e shtunë) do të mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci” nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.
Sipas njoftimit, rruga do të mbyllet për shkak të punimeve infrastrukturore.
“Gjatë kësaj periudhe, trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar”, thuhet në njoftimin e Komunës në Facebook.
Komuna ka lutur qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojmë të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative.
Artikuj të ngjashëm
-
Devijohen linjat 3 dhe 4 të Trafikut Urban për shkak të punimeve në rrugë
-
Nga nesër mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
-
Policia njofton për mbylljen e dy rrugëve në Prishtinë
-
Nesër bllokohen disa rrugë në Prishtinë e Fushë-Kosovë shkaku i maratonës
-
“Marshi për Liri” në Prishtinë, Policia njofton mbylljen e tri rrugëve