Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Shkup, Melburn, Oslo e Gjenevë me protesta kundërshtohet vendimi i Speciales

melburn

Qytetarët shqiptarë janë mbledhur në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup të dielën për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Marshi, i organizuar nga Këshilli Organizativ ka nisur nga ora 14.

Qytetarët e mbledhur kanë brohotitur UÇK derisa në duar kanë mbajtur pankartat me mbishkrimet 
“Drejtësi, jo gjykim të lirisë”, “Liria ka emër” e “Jo në emrin tim”.

Folësit e kanë quajtur hipokrizi dënimin në emër të popullit, duke potencuar se "asnjë popull nuk i dënon çlirimtarët e tij".

Protesta të tilla të dielën janë mbajtur edhe në Melburn të Australisë, në Oslo të Norvegjisë, në Gjenevë të Zvicrës.

Edhe Nis protesta kundër verdiktit të Speciales Arbëri Nis protesta kundër verdiktit të Speciales

Pamjet e protestës janë publikuar në platformën ”Liria ka Emër”.

Protesta që nga 16 shtatori kur u shpall vendimi i Speciales janë mbajtur në shtete të ndryshme ku jetojnë shqiptarë, e në Prishtinë protesta ka pasur çdo ditë.