Mijëra qytetarë kanë protestuar për të katërtën natë radhazi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit të Gjykatës Speciale, me të cilin janë dënuar katër udhëheqësit e UÇK-së: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.
Protesta ka nisur me betimin e UÇK-së, të përsëritur në kor nga pjesëmarrësit.
Një prej organizatorëve të protestave, Çlirim Haziri, ka thënë se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës për drejtësi ndaj çlirimtarëve dhe paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen.
Ai ka thënë se protestuesit nuk i ka bashkuar partia, por UÇK-ja.
E të shtunën, qindra mërgimtarë shqiptarë janë mbledhur edhe në sheshe të qendrave evropiane në tubime paqësore. Protesta u organizuan në Koln dhe Mynih të Gjermanisë, Cyrih të Zvicrës, Vjenë të Austrisë e edhe Kanada.


-
15 net protestë
-
Dy javë protesta kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Nata e 13-të e protestës, deputetëve u kërkohet të votojnë për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Specialen
-
Nata e 12-të e protestës “Jo në emrin tim”, në Gjakovë protestës iu bashkua Nënë Ferdonija
-
“UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet” - protesta e tifo-grupeve kundër vendimit të Speciales